Ora News - Gramoz Ruçi kërkon bashkëpunim tripalësh Kuvend-Qeveri-Institucione të pavarura

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi bashkëpunim tripalësh Kuvend-Qeveri-Institucione të Pavarura në kuadër të plotësimit të rekomandimeve për procesin e integrimit të vendit në BE.

Ruçi: Unë sot kam disa mesazhe për kryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare dhe nënkomisioneve të Kuvendit:

Është e nevojshme të bashkërendohet kalendari i komisioneve parlamentare për kontrollin parlamentar ndaj qeverisë me kalendarin e kontrollit për çështjet e rekomandimet e ngritura nga të gjitha institucionet e pavarura.

Është me rëndësi që çdo komision të hartojë planin tematik të kontrollit parlamentar për çështje me interes publik ose për të cilat ka moszbatim të institucioneve të pavarura.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gramoz-ruci-kerkon-bashkepunim-tripalesh-kuvend-qeveri-institucione-te-pavarura

Recommended