Ora News - Harta e rrezikut, në vitin 2040 Shqipëria do vuajë mungesën e ujit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vitin 2040 Shqipëria do të jetë pjesë e shteteve të cilat do të vuajnë nga mungesa e ujit. Alarmi është dhënë nga Instituti i Burimeve Botërore, ku vendi ynë përfshihet në hartën e 33 shteteve që do të preken nga thatësira. Studiuesit sugjerojnë, menaxhim më të mirë të burimeve ujore.

Përmbytjet që përfshinë jugun e vendit këtë vit, pas disa dekadash do t?ja lenë vendin fenomentit të thatësirave.

Sipas një një studimi të publikuar nga nga Instituti i Burimeve Botërore dhe OECD, në vitin 2040 Shqipëria do të jetë pjesë e shteteve të cilat do të vuajnë nga mungesa e ujit, ose siç thotë studimi ?zona me stres për ujin?.

Raporti i mungesës së furnizimit me ujë pritet të jetë në nivelet 40-80%. Kjo hartë nuk përfshin vetëm Shqipërinë por edhe pjesën tjetër të Ballkanit.

Studiuesit shpjegojnë se ka disa arsye që pritet të sjellin këtë situatë ektstreme, mes tyre renditet rritja e popullsisë botërore dhe përdorimi i ujit më tepër, si edhe ndryshimi klimatik, i cili përshpejton ciklet hidrologjike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/harta-e-rrezikut-ne-vitin-2040-shqiperia-do-vuaje-mungesen-e-ujit

Recommended