Ora News - Trafik kokaine Shqipëri-Itali, droga transportohej me linja autobusi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Operacioni i koduar "Shuttle 2015" i policisë financiare italiane e qytetit të Mesinës në Siçili ka shkatërrruar një bandë trafikantësh droge mes Shqipërisë e Italisë. Ky operacion ka çuar në urdhër arrestimin ndaj 9 personave, njëri prej të cilëve është shtetas shqiptar.

Ky grup kriminal trafikonte hashash e kokainë nga Shqipëria në rajonet e Puglias e Sicilisë me anë të autobusëve të linjës, prej nga ka marrë dhe emrin operacioni policisë italiane.

Grupi i trafikantëve drejtohej nga një grua Giacoma Cambria e cila së bashku me dy vëllezërit e saj Michele e Giovanni planifikonin transportin e drogës përmes furnizuesve shqiptarë e pugliezë.

Korrierët e drogës shfrytëzonin autobuzët e linjës Puglia-Messina për të transporrtuar hashash e kokainë deri në Messina ku më pas u shitej trafikantëve të vegjël të territorit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/trafik-kokaine-shqiperi-itali

Recommended