Droga nga Shqiperia ne Mal te Zi

  • 6 years ago
11 persona janë arrestuar nga policia malazeze gjatë operacionit "Trik" ose " Mashtrimi", në kuadër të një hetimi një vjeçar mbi një grup trafikimi të drogës nga Shqipëria në Mal të Zi.

928 kg lëndë narkotike Kanabis Sativa, 1,7 kg heroinë, si dhe 3 kg përzierës të heroinës janë bllokuar gjatë kësaj kohe. Zyra e Antidrogës në Podgoricë arrestoi Ndue Pepajn, 27 vjeç, nga Malësia e Madhe, të cilin e shihni në këtë foto. Sipas burimeve të policisë ai është pronar i bar "Cavaliero" në zonën e Bajzës.



27-vjeçari akuzohet nga fqinjët si kreu i grupit të strukturuar kriminal që ka trafikuar lëndën narkotike në Mal të Zi nga vendi ynë. Të arrestuar janë Gjon Junçaj, Vasel Junçaj dhe Violeta Junçaj, të tre këta shqiptarë nga Tuzi i Malit të Zi. Në Podgoricë janë kryer kontrolle në disa banesa që dyshohet se janë përdorur nga të arrestuarit. Po ashtu u sekuestruan tre automjete si dhe ky automatik ?kallashnikov?, që gjendej i groposur në bahçen e një shtëpie në lagjen Konik të Podgoricës.

Ndaj Ndue Pepajt prokuroria e Malit te Zi ka ngritur akuzat për Krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Recommended