Ora News - Basha: Protesta nga janari, reagim kundër puçit kushtetues

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pasi mazhoranca mes tymit dhe protestës votoi, kryeprokuroren e përkohshme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, doli para medieve dhe tha se konsumimi i asaj që ai e quan puc kushtetues, do të sjellë pasoja të rënda për stabilitetin e vendit.

Basha: Ka vetëm një shkatërrim dhe dhunim, shkatërrimi dhe dhunimi i Kushtetutës nga Edi Rama. Kjo do të ketë pasoja afatgjata për vendin.

I pyetur nga media në qoftë se opozita do e ankimojë në kushtetuese vendimin e parlamentit, Basha i qartë në përgjigjen e tij kur tha se shpëtimi nga kriza ku sipas tij është zhytur nuk mund të vij në rrugë juridike. Rrugë të vetme për tu përballur me qeverinë tha Basha, janë protestat popullore.

Basha: Vendimi i opozitës për të nisur një valë protestash duke filluar nga javët e para të janarit është një vendim i duhur, është një vendim i drejtë dhe i përgjigjet thirrjes së qytetarëve.

Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha, një përgjigje kishte dhe për Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin,kur tha se Shqipëria mund te ketë vetë dy standarde.

Basha: Kush e di se kur do të formohet Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Faktet tregojnë se Edi Rama ka investuar për mos formimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmes levave të tij në shoqërinë civile.

I pyetur në qoftëse opozita do marr pjesë në kuvend për ngritjen e këshillit të lartë të prokurorisë, Basha dha këtë përgjigje.

Basha: Ajo çfarë është e rëndë nuk është sjellja e opozitës në Parlament, por sjellja e Ramës me Kushtetutën. Nuk janë tymueset por është thyerja dhe dhunimi i Kushtetutës. Në çdo vend të botës nëse do të zbulohej se ministri i Brendshëm është koka e trafikut dhe se policia ka funksionuar si organizatë kriminale në mbështetje të trafikut, qeveria do të ishte rrëzuar. Në Amerikë, në Gjermani, në Bruksel nuk tolerohet një situatë si në Shqipëri.

Emërimi i kryeprokurorit në shkelje të kushtetutës sipas kryetarit të opozitës, qellim të vetëm ka të mbyllë dosjet qe i rrezikojnë pushtetin Ramës.

Për sa i përket propozimit të Sali Berishës, për djegien e mandateve ai tha që është opsion i hapur dhe po diskutohet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/do-ti-djege-mandatet-opozita-basha-te-gjitha-opsionet-jane-te-hapura

Recommended