Rikonstruktohet kisha te liqeni - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kisha e Shën Prokopit në Parkun e Liqenit të Tiranës, e ndërtuar në vitin 1780, do të rikonstruktohet. Lajmin e mirë për besimtarët në këtë prag krishtlindjesh e dha kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili iu bashkua aksionit për mbjelljen edhe të 100 pemëve të tjera në park.



?Në këtë prag Krishtlindjesh, kemi një lajm edhe për kishën që ndodhet te Liqeni, e cila u shkatërrua gjatë kohës së komunizmit. Kisha e famshme e Shën Prokopit, e kthyer në një restorant, sot i është kthyer kishës, por vazhdon të duket si bar-bufe sovjetike e viteve ?70-?80. Kemi marrë një vendim për ta rikthyer kishën siç ka qenë, për t?u siguruar që jo vetëm komunitetet e besimit, por edhe Liqeni që është ndërtuar rreth kishës së Shën Prokopit, të kthehet në identitet të plotë.?



Kryebashkiaku deklaroi se restaurimi i këtij objekti kulti dhe rehabilitimi e hapësirës përreth tij krijon një xhevahir të vogël në kryeqytet.



?Kisha e liqenit nuk do jetë më një vend ku kryhen shërbesat në bar-bufenë e realizmit socialist, por një vend i cili ka gjithë karakteristikat identike të kishës së vjetër që u prish. Bashkë me kompleksin e Amfiteatrit, rregullimin e Varrezave të Ushtarëve, fushat e reja sportive multifunksionale dhe rrugicat e reja ?1000 selvitë?, them që kemi krijuar një xhevahir të vogël në Tiranë.?



Veliaj u shpreh se dhjetori ka qenë muaji rekord i dhurimit të pemëve nga qytetarë dhe donator.

Recommended