Ora News - Dhjetori me protesta, Vokshi lë të hapur dhe mundësinë për bojkot

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Janari i vitit të ardhshëm do të finalizojë protestën e madhe të opozitës por përgjatë gjithë dhjetorit opozita do të përshkallëzojë aksionin e saj jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe.

Një fakt të tillë e bëri me dije në intervistën e mbrëmjes në Ora News, deputetja e PD-së Albana Vokshi.

Albana Vokshi: Protesta më e madhe që është menduar të organizojë opozita e bashkuar është planifikuar për në janar por që nga kjo javë edhe në javët në vazhdim do të ketë një aksion të përshkallëzuar të opozitës të përqëndruar jo vetëm në Tiranë por edhe të organizuar dhe në rrethe të tjera në gjithë vendin. Do të jetë një aksion opozitar mbarëkombëtar, detaje nuk mund të jap sot sepse është krijuar një grup pune që po harton një kalendar me data konkrete dhe aksion konkret.Sigurisht protestat.

E pyetur nëse opozita do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm, Vokshi deklaroi:

Vokshi: Opozita është e vendosur të përdorë të gjitha mjetet qoftë ato institucionalë dhe ligjore por sigurisht fokusuar në protesta. Ajo që ndodhi sot në parlament ishte goditje e rëndë për demokracinë, reformën në drejtësi. Sot Kushtetuta u përdhos, u gris dhe hodh në kosh të plehrave. Sot u zgjodh një prokuror me vota, se në fakt është Edi Rama kryeprokuror, u zgjodh një kryeprokuror që nuk mori dot as votat e mazhorancës. 69 vota të mazhorancës nga 74, nuk i mori dot. U zgjodh një kryeprokuror që u protestua jashtë dhe brenda. Më vjen keq që zonja Marku pranoi të betohej edhe nën tymin që mbushi sallën, edhe duke shkelur gjakun e deputetëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dhjetori-me-protesta-vokshi-le-te-hapur-dhe-mundesine-bojkot

Recommended