Kriza e rezultateve te Partizani, Bogdani: Nuk ka projekt serioz

  • 6 years ago
Humbja e thellë e Partizanit me Luftëtarin për ish-sulmuesin e te kuqve, Erjon Bogdani nuk lidhet aq me zgjedhjet teknike te Sulejman Starovës në ndeshjen e së dielës, por me situatën po kalon ekipi që nga fillimi i sezonit.

Erjon Bogdani: ?Nuk është vetëm ajo humbje, pasi Partizani që ka patur shumë oshilacione në lojë dhe rezultate dhe nuk ka një projekt serioz për të ecur?.

Gazetari Jetmir Halili e shikon problemin edhe të cilësia e lojtarëve që përbëjnë grupin.

Jetmir Halili: ?Humbja në Gjirokastër nuk ishte një rastësi, ishte një pasojë e një skuadre që nuk ka cilësi të mjaftueshme për fanellën e Partizanit që nuk ka konkurrencë pas largimeve të shumta?.

Trajnerë të ndryshëm dhe mentalitete të kundërta janë një tjetër pikë e dobët në këtë strategji sipas Erjon Bogdanit.

Erjon Bogdani: ?Ndryshimi i shumë trajnerëve nuk të çon në asnjë vend. Këto javë ka luajtur pa sulmues dhe nuk e ka organikën?.

Jetmir Halili thotë se të kuqtë duhet të afrojnë të tjerë lojtarë.

Jetmir Halili: ?Për të shpëtuar sezonin duhet ndërhyrje në merkato?.

Partizani pas 15 javësh ka grumbulluar 21 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë.

Recommended