“Opozita në panik nga zbatimi i reformës në drejtësi” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi Parlamenti votoi kryeprokuroren e përkohshme dhe opozita protestoi, kryeministri Rama u kërkoi ndjesë shqiptarëve për shfaqjen para Parlamentit. Shefi i qeverisë tha se u përpoq të dialogonte me opozitën dhe të shpeshta ishin thirrjet e tij që pakica t?i bënte thirrje arsyes politike, që në seancë të votohej me konsensus. Megjithatë, Rama tha se votimi ishte legjitim.



Rama kujtoi se të gjithë kryeprokurorët e zgjedhur në kohën e qeverisjes së vendit nga Berisha, u fyen publikisht.



Kryeministri shtoi se zgjedhja e bërë u mbështet edhe nga faktori ndërkombëtar.



Mazhoranca sipas Ramës vetëm bëri detyrën në raport me detyrimin ligjor, sikundër bëri edhe më parë me reformën në drejtësi.



Për kryeministrin pavarësisht tensionit në shesh, rëndësi ka që vendi ka një kryeprokuror me mandat të përkohshëm.

Recommended