Report TV - Votimi për kryprokuroren, a i njeh tradhtarët brenda PS-së?! Rama: Ç'a të them

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë urgjente pas tensioneve që përfshinë vendin ditën e sotme, për shkak të Kryeprokurorit të Përkohshëm, duke e cilësuar të turpshme dhe dëshpëruese sjellje e opozitës.

Kryeprokurorja e përkohshme u zgjodh me 89 vota, nga 74 të pranishëm në sallë, ndërsa gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, e pyeti Ramën se cilën ishin deputetët tradhtarë, që nuk iu bashkuan votimit. Rama shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë, duke mos pranuar të komentojë dhe as të japë emra në lidhje me deputetët që votuan kundër apo nuk votuan për kryeprokuroren e re.

Ai tha shkurt se e rëndësishme është që u votua dhe vendi sot ka Prokuroren e Përgjithshme me mandat të përkohshëm
A i dini tradhtarët?
"E rëndësishme është që u votua, pavarësisht shisheve, këpucëve, shallëve, trupave që fluturuan. Sot Shqipëria ka sipas Kushtetutës dhe ligjit, Prokurorin e Përgjithshëm me mandat të përkohshëm", tha Rama.

Recommended