Ora News - Kryeprokurori i përkohshëm do votohet, Basha: Tërhiquni ose vdekje përfundimtare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit ka vendosur që mos të heqë nga rendi i ditës, zgjedhjen e prkurorit të përkohshëm. Kjo u kundërshtua ashpër nga kryetari i PD, Lulzim Basha.

Basha: Qytetarët kanë çdo të drejtë të marrin në dorë fatin e tyre nëse kjo shumicë kukull vendos të shkelë Kushtetutën. Thirrini mendjes tërhiquni, përdryshe do të përballeni me sovranin. Tërhiquni ose deklaroni vdekjen përfundimtare të këtij parlamenti

Grupi i PS-se vendos të çojë për votim për kryeprokuror të përkohshëm vetëm kandidaturën e Arta Markut, informon gazetari Sonil Frashëri. Ndërkohë që dy emrat e kandidatëve të tjerë Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani nuk do të hidhen për votim.

Gazetari i Ora News zbulon skenarin e protestës së opozitës Protesta brenda parlamentit ka të bëjë me kërkesën për heqjen nga rendi i ditës i zgjedhjes së prokurorit. Më pas do të bllokohet dhe foltorja.

Ndërkohë në shesh para parlamentit krah protestuesve do të qëndrojnë 4 deputetë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kuvendi-mblidhet-sot-te-votuar-prokurorin-e-ri-te-perkohshem

Recommended