Basha: Nuk do lejojme puçin kushtetues

  • 6 years ago
Një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës për të mos lejuar zgjedhjen nga mazhoranca të një Kryeprokurori të Përkohshëm, Lulzim Basha mblodhi aleatët në selinë blu për të koordinuar atë që e quajti bashkim në mbrojtje të kushtetutës. Pas takimit me krerët e partive aleate, Basha paralajmëroi kryeministrit se çdo vendim i njëanshëm i mazhorancës do të jetë më pasoja për vendin.

?Nëse nesër Edi Rama tenton të çojë deri në fund pucin e tij kushtetues duhet ta dijë se kostoja e përballjes do të jetë e madhe në kuptimin e goditjes që do t?i japë bashkëjetesës demokratike, stabilitetit në vend dhe se shqiptarët si çdo komb tjetër i civilizuar nuk do ta pranojnë as dhunimin e kushtetutës, as kapjen politike të drejtësisë dhe as asgjësimin e Reformës në Drejtësi, të cilët qytetarët mezi e presin.?

Partia Demokratike mori mbështetje edhe nga aleatët për protestën e ditës së hënë, ku sipas Dashamir Shehit opozita nuk do të lejojë kapjen e sistemit të drejtësisë.

Për protestën e ditës së hënë ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha, i cili ftoi shqiptarët që t?i bashkohen asaj.

Tv Klan

Recommended