Report TV - Kuke: Cocciante i ftuar në natën e parë të festivalit

  • 6 years ago
Festivali i 56 i Këngës në RTSH po bën përgatitjet e fundit përpara se të nisë prezantimi i këngëve në datat 21,22,23 dhjetor. Regjizori i Festivalit Pali Kuke zbulon për Report Tv disa nga të rejat dhe surprizat që sjell ky edicion.
Bashkë me dhjetorin vjen edhe edicioni i 56-të i Këngës në RTSH, që gjendet tashmë në fazën e tij përfundimtare.

Skenografia, e ideuar si një kurore e stërmadhe, i qëndron mbi krye vlerave të këtij festivali që nga edicioni i parë e deri në të 56shtin. Kështu shprehet regjisori Pali Kuke, teksa na njeh me ndryshimet dhe të rejat që sjell Festivali i fundvitit.

?Kemi këngë shumë të mira në festival, kemi emra të mëdhenj të muzikës shqiptare këtë vit, pse jo është shumë pozitive që festivalin do ta drejtojë Adi Krasta,?tha regjizor Pali Kuke.

Pali pohon se i ftuari i nderit në Natën e Parë të Festivalit do të jetë Ricardo Coçiante, kantautori i njohur italian

Recommended