12 të arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës

  • 6 years ago
12 persona u arrestuan nga Policia Rrugore e Tiranës, gjatë natës së të shtunës duke u gdhirë dita e diel, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Në një rast, policia arrestoi një drejtues mjetit, i cili udhëtonte në krah të kundërt të drejtimit të lëvizjes, ndërsa kishte 11 për qind alkool në gjak.

23 leje drejtimi u pezulluan për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit etj. Masa të ashpra pati edhe për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor, si mosvendosje e rripit të sigurimit mosrespektim të semaforit, parakalime të gabuara apo mos respektim të kufirit të lejuar të shpejtësisë.

Recommended