Report TV - Kryemadhi: Do ta ndalojmë këtë monstër, nesër në orën 09:30 para Kuvendit

  • 6 years ago
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur këtë të diel Komitetin Drejtues Kombëtar, ku po diskutohet mbi kryeprokurorin e ri dhe planin e opozitës për protestë, që do të nisë ditën e nesërme.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës dhe në veçanti kryeministrit Edi Rama, duke iu rikthyer sërish çështjes së ish-ministrit Saimir Tahiri.

Kryemadhi e quajti Tahirin drejtuesin dhe kokën e trafikut të drogës në vend, ndërsa shtoi se ish-ministri është frika dhe ankthi më i madh i Ramës, i cili po kërkon të zgjedhë një kryeprokuror politik.
?Mazhoranca ka bllokuar për muaj tërë reformën në Drejtësi dhe ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Tahiri është drejtuesi dhe koka e trafikut të drogës. Frika dhe ankthi që Rama ka nga çështja Tahiri e çon drejt uzurpimit. Kërkon të zgjidhë kryeprokuror politik.

Recommended