Zgjedhja e kryeprokurorit, Basha paralajmëron destabilizim të vendit

  • 6 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi destabilizim të shtunën duke theksuar se Shqipëria po sakrifikohet për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Edi Ramës.

?Kapja e kryeprokurorit është një akt që do të shkatërrojë drejtësinë në vend, është një akt që do të shkatërrojë procesin politik demokratik dhe do të destabilizojë vendin. Shqipëria po sakrifikohet për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Edi Ramës dhe njerëzve të tij dhe për të kënaqur etjen për para dhe pushtet të patericave që e mbajnë Edi Ramën akoma në këmbë. Dy muaj më parë kam paralajmëruar se Edi Rama do të zhytet gjithnjë e më shumë në krim për të mbrojtur veten dhe kjo po vërtetohet çdo ditë, tani Edi Rama ka humbur çdo kontroll dhe nuk do të ndalet më në koston shkatërrimtare. Ai do t?i sjellë kosto të larta vendit, por fundi i tij është i vulosur. Autokratët e inkriminuar i pret gjithmonë i njëjti fund.?

Recommended