Ora News- Ndreu: Mbrojtja bëri gabime në vendosje, penalltia e Plakut do vendoste ekuilibrin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Humbja në Shkodër e ka dëshpëruar trajnerin e Kamzës, Ramadan Ndreun që pavarësisht humbjes së penalltisë nga Sabino Plaku e vlerësoi skuadrën për lojën që zhvilloi në "Loro Boriçi"

"Ishte një ndeshje e vështirë duke parë nevojën e Vllaznisë, pasi Vllaznia kërkonte fitoren me patjetër. Megjithatë ashtu siç shkoi loja mund ta kishim vendosur rezultatin në ekuilibër me penalltinë e humbur nga Plaku, por futbolli kështu e ka.

"Gjatë harkut të 90-të minutave gabuan në momente të veçanta në vendosjen në mbrojtje, sepse skuadra e Vllaznisë nuk është se na vendosi në trysni gjatë gjithë takimit, por doli në momente të veçanta kur ne nuk ishim të organizuar në pjesën e prapavijës. Futbolli kështu e ka, ka ndeshje të tjera dhe ne do tentojmë të gjejmë fitoren që në ndeshjen e rradhës.

"Për ta parë në tërësi gjatë gjithë 90-të minutëshit vetëm 30-të minuta lojë u zhvilluan, pjesa tjetër ishte gjithë shtrirë dhe nuk e di se si në 45-së minuta duke parë se sa u vonua loja, ai akordoi 4 minuta shtesë. Megjithatë skemi çfarë të themi. Humbëm një ndeshje dhe do të tentojmë të fitojmë të tjerat.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ndreu-mbrojtja-beri-gabime-ne-vendosje-penalltia-e-plakut-do-vendoste-ekuilibrin

Recommended