Ora News- Gjoka: Na nevojitet një president, kjo fitore na nxit të shohim përpara

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fitorja 3 me 2 kundër Kamzës e ka gëzuar teknikun e shkodranëve Ernest Gjokën, me numrin 1 të stolit kuqeblu që qan hallet e dëmtimeve për ecurinë negative, ndërsa i pyetur për çështjen e një presidenti në ekipin e Vllaznisë, Gjoka është shprehur se mungesa e tij është kthyer në problemin kyç të kësaj skuadre.

"Sigurisht që ishte e vështirë. E kisha paralajmëruar edhe dje gjatë konferencës për shtyp kundër një Kamze që ka bërë mirë deri tani. Sigurisht ne ishim më të lodhur pasi të mërkurrën në ndeshjen kundër Tiranës ne kërkuam të bëjmë dhe rikuperimi nuk ishte shumë i plotë. Plus kësaj kemi 5 lojtarë kryesor të skuadrës që nuk po luajnë.

"Të gjitha këto sjellin lodhjen, shtuar këtu dhe tensionin që këmi për të mbrojtur rezultatin. Kjo është dhe ajo që na trysnon dhe na vendos përpara përgjegjësisë. Unë kam ardhur këtu për t'i kthyer besimin lojtarëve, për të kontrolluar lojën pasi futbolli gjënë kryesore të saj ka gjendjen psikologjike, pasi nëse ti je në fitore ti duhet të dijsh ta mbrosh rezultatin, ta kontrollosh lojën.

"Kamza nuk ishte test, pasi ne futemi gjithmonë për të marrë pikët në çdo moment. Edhe pse fituam kishte momente tensioni, kishte momente pasigurie.Kjo është ajo që duam ta ushqejmë tek skuadra, ta bëjmë skuadrën të besojë tek vetja, tek rezultati, tek tifozët, tek fusha e vet.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjoka-presidenti-na-nevojitet-nje-president-kjo-fitore-na-nxit-te-shohim-perpara

Recommended