Ora News- Rama dhe Zaev në Pustec, priten me këngë në shqip dhe maqedonisht

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev u takuan sot me komuniteti maqedonas në Pustec.

Dy Kryeministrat u përshëndetën ngrohtësisht nga banorët e Pustecit dhe autoritetet lokale. Ata u vizituan shkollën e bashkuar,9-vjeçare dhe e mesme, të zonës, ku u kënduan disa këngë në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht.

Kryeministri Rama theksoi rëndësinë që i kushtohet bashkëjetesës mes komuniteteve, si ura që forcojnë edhe miqësinë mes vendeve.

Rama: Besoj se është shumë domethënëse që ne jemi sëbashku këtu, sot. Takimi me këtë komunitet nuk është thjesht një vizitë simbolike, por është edhe një mënyrë për të treguar për të gjithë opinionet tona publike në Shqipëri dhe Maqedoni, sesa shumë rëndësi, ne i japim kësaj bashkëjetese dhe sa e rëndësishme është që njësoj si këta fëmijë që i flasin mrekullisht të dyja gjuhët, edhe Shqipëria dhe Maqedonia të komunikojnë mrekullisht me njëra-tjetrën.

Kryeministri Zaev u shpreh i kënaqur të dëshmonte përdorimin e gjuhës

maqedonase nga nxënësit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-dhe-zaev-ne-pustec-priten-me-kenge-ne-shqip-dhe-maqedonisht

Recommended