Report TV - Malltezi: Ministri Arben Ahmetaj ka në dorë tre projektet e incineratorëve

  • 6 years ago
Partia Demokratike ka akuzuar sot ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj se është ai që ka në dorë tre projektet për incineratorët në Elbasa, Fier dhe Tiranë, por nuk ka lënë jashtë sulmeve as ish-ministrin e LSI, Lefter Koka. Kreu i departamentit të PD për Mjedisin, Jamarbër Malltezi tha se nga tre kontratat janë 178 milionë euro të cilat do ndahen mes kryeministrit, ministrit të Financave dhe ish-ministrit Koka.

"Ata kanë mbyllur kontratat për të marrë nga paratë publike mbi 50 milionë euro, 22 milionë euro per inceneratorin e Elbasanit dhe 28.2 milione euro për inceneratorin e Fierit. Është duke u mbyllur kontrata edhe per Tiranen per 128 milione euro te tjera! Te gjitha, kalojne ne 1 dore, ate te Klodian Zotos, thene ndryshe te Arben Ahmetajt. Pra, plot 178 milione euro (pa TVSH) nga taksat tona qe po ndahen mes Edi Rames, Arben Ahmetajt, Lefter Kokes dhe sekserit te tyre ne kundershtim me ligjet dhe strategjite ne fuqi", u shpreh Malltezi.

Recommended