Ora News - Denoncimi i PD: Ahmetaj e Rama po vjedhin qindra mln euro për 3 inceneratorët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike akuzon ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe kryeministrin Edi Rama se janë 'koka të mafias së plehrave".

Përmes një prononcimi nga selia e PD-së, Jamarbër Malltezi i akuzoi se po vjedhin qindra milionë euro për tre inceneratorë .

"Arben Ahmetaj dhe Edi Rama janë sot koka e mafias së plehrave në Shqipëri. Me ndërtimin e 3 inceneratorëve që do të helmojnë ajrin me djegien e plehrave, Arben Ahmetaj dhe Edi Rama po vjedhin qindra miliona euro."

Partia Demokratike e denoncoi dy javë më parë, por sot solli detaje për skemën e asaj që e quan zhvatje e miliona eurove për të ndërtuar 3 fabrikat e djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë, inceneratorëve fantazëm.

Jamarber Malltezi: Të tre inceneratorët janë kaparisur me Klodian Zoton, bashkëpunëtori më i afërt i Arben Ahmetajt. Ata kanë punuar së bashku që në kohën e aferave shumëmilionëshe të Arben Ahmetajt me impulset telefonike të kompanise publike Albetelekom.

Përpara se ta çonte tek inceneratorët, Klodian Zoto i shërbente Arben Ahmetajt pranë Vilma Nushit, në konçesionin 120 milionë Euro të check up-it.

Deri më sot, ata kanë mbyllur kontratat për të marrë nga paratë publike mbi 50 milionë Euro, 22 milionë Euro për inceneratorin e Elbasanit dhe 28.2 milionë Euro për inceneratorin e Fierit. Ështe duke u mbyllur kontrata edhe për Tiranën për 128 milionë Euro të tjera! Të gjitha kalojnë në 1 dorë, atë të Klodian Zotos, thënë ndryshe të Arben Ahmetajt.

Pra, plot 178 milionë euro (pa TVSH) nga taksat tona që po ndahen mes Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Lefter Kokës dhe sekserit të tyre në kundërshtim me ligjet dhe strategjitë në fuqi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/denoncimi-i-pd-ahmetaj-e-rama-po-vjedhin-qindra-mln-euro-3-inceneratoret

Recommended