Ora News - Kotzias- Bushati, negociatat vijojnë javën tjetër në Korçë, Kotzias shprehet optimist

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshe nga ç?ishte paralajmëruar, komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn dhe ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, nuk bënë deklarata për shtyp pas takimit të tyre.

Komisioneri publikoi bëri vetëm pak rreshta në rrjetin social Twitter, ku thuhej se ?Greqia është partner kyç në zgjerimin e BE me vendet e rajonit. Ndamë interesin e fuqishëm për promovimin e stabilitetit dhe thellimin e reformave, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor?, komentoi Hahn.

Ndërsa ministri i jashtëm grek, menjëherë pas përcjelljes së zyrtarit europian, u ul në një bashkëbisedim të lirshëm me gazetarët.

Sipas tij, tema e marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë kishte zënë një vend të mirë në takimin me komisionerin e zgjerimit.

?E informova komisionerin për takimin e Kretës dhe ramë dakord se Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kriteret si kusht për hapjen e negociatave të anëtarësimit?, tha Kotzias.

Më tej, ministri i jashtëm grek bëri të ditur se raundi i ri i bisedimeve me homologun e tij shqiptar, me të njëjtin format si në takimin e Kretës, do të zhvillohet më 19 dhe 20 janar në qytetin e Korçës.

?Shpresoj dhe kam një optimizëm të përmbajtur se aty (në Korçë) do të përmbyllen çështjet që u hapën, pasi të gjithë duam që zgjidhja e tyre të mos zvarritet në pafundësi dhe të shndërrohet në pengesë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE?, tha Kotzias.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/kotzias-bushati-negociatat-vijojne-javen-tjeter-ne-korce-kotzias-shprehet-optimist