Report TV - Zaev: Aprovojmë gjuhën shqipe

  • 6 years ago
Në këtë mbledhje të parë mes dy qeverive, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, deklaroi se duhen ndërtuar marrëdhënie më të afërta mes dy vendeve, si një mundësi e mirë kjo jo vetëm për t?iu bashkuar familjes evropiane, por edhe për të krijuar paqe dhe stabilitet në rajon. Zaev vuri theksin te thellimi i bashkëpunimit në fushat më të rëndësishme, si në infrastrukturë dhe siguri.

?Marrëdhëniet fqinjësore kanë domethënien e paqes e stabilitetit në rajon, por edhe ndihmojnë për anëtarësimin në BE. Qëllimet e dëshiruara mund t?i arrijmë vetëm me fqinjësi të përbashkët. Duhet të ndërtojmë marrëdhënie më të afërta. BE dhe NATO nuk janë vetëm interesa politike. Jemi të përkushtuar për një shoqëri qytetare me mundësi të barabarta për të gjithë. Jemi të përqendruar të bëjmë maksimumin. Të kalojmë pengesat dhe identifikojmë mundësitë e përbashkëta që do të mundësojnë ndërveprimin mes dy vendeve. Të përshpejtojmë projektet në infrastrukturë dhe siguri. Do t?i përkushtohemi të gjitha mundësive që do paraqesin lehtësi mes qytetarëve?, deklaroi Zaev.

Recommended