"Ju flet Moska" denoncon: Fondi BESA, "Peshkaqeni" i kredive në Shqipëri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" denoncoi mbrëmjen e sotme atë që e quajti peshkaqeni financiar i Shqipërisë. Bëhet fjalë për Fondin BESA dhe drejtorin e tij Bajram Muça.

Ky fond, tha Myftaraj, krediton qytetarët me interesa të larta dhe në mënyrë informale.

Kastriot Myftaraj: Në Amerikë ekziston një term për ata që kreditojnë paratë e publikut tek qytetarët me interesa të larta në mënyrë informale, quhen peshkaqenë. Atje është i kundërligjshëm, një njeri që jep hua ilegale tek qytetarët me interesa të larta në mënyrë informale dhe duke ua marrë pastaj me metoda mafioze. Shteti në Amerikë këta njerëz i ndjek, i fut në burg. Ky term është përhapur dhe në Europë dhe botë nga SHBA. Në Shqipëri çuditërisht ekziston një organizëm legal i cili ushtron këtë aktivitet me një emër ironik Fondi BESA, peshkaqeni financiar në Shqipëri përfaqësohetfare mirë nga drejtori i përjetshëm i Fondit BESA, Bajram Muça.

Ka ndërruar disa emra, fondacion, fond, drejtori e mikrokredive, pastaj ka krijuar dy-tre fondacione të tjera, ka blerë aksione, ka shitur aksione, ka qenë OJF, është bërë Sha., shoqëri anonime, është bërë institucion që funksinon si bankë por quhet jo bankë. Terma që janë shpikur për të ushtruar aktivitete të tila në një zonë gri të kufirit legal. Ekzistojnë dhe në botë këto por nuk abuzohet si tek ne. Këtu merret dhe karikaturizohet çdo shembull që ndodh në botë, e marrim dhe shndërrojmë në karikaturë. Ka në botë institucione të tilla por nuk marrin përmasa si këtu që Bajram Muça të jetë sot bankieri më i madh, njërin e vranë, Artan Santo bankieri më i madh.

Ka mbetur i dyti, Bajram Muça bankieri më i madh shqiptar, se bankat e tjera i kemi të huaja. Është e rëndë ti thuash dikuj peshkaqen financiar. Kredi biznesi thotë Fondi Besa, interesi vjetor nga 22.56% në 28.8% , shuma maksimale deri në 10 milion lekë të reja 4-7 vjet.Kolateral do të vesh në Hipotekë një pronë, ose kush del dorëzan. Vlera e pasurisë që lihet si garanci duhet të jetë 150% e vlerës, kuptohet siç e kanë bankat. Ky institucioni i garancisë funksionion si bankë.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-denoncon-fondi-besa-kredi-peshkaqeni-ne-shqiperi

Recommended