Report TV - Privatizimi i OSSH, Kara:Arrestoni Berishën, do të tjetërsojë provat

  • 6 years ago
Ish- Juristi i OSHEE, Romeo Kara, në një intervistë për Report Tv ka komentuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pranuar padinë për të vijuar hetimet për privatizimin e OSHEE-së. Kara deklaroi se Gjykata rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes penale lidhur me privatizimin e OSSH, duke kthyer dosjen pas për të kompletuar hetimet.
?Vendimi konsiston në pranimin e kërkesë-ankesës sime dhe të Kuvendit. Ky vendim ka të bëjë me pranimin e kërkesës sonë, me rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për pushimin e çështjes penale lidhur me privatizimin e OSSH dhe me kthimin e dosjes pas për të kompletuar hetimet. Të gjitha provat e reja u konsideruan të pashqyrtuara dhe nga gjykata dhe u dha detyra që këto prova të rishiten?, tha Kara.

Më tej, ai sqaroi për Report Tv se në kërkesën që i dërgoi Gjykatës për vijimin e hetimeve mbi këtë çështje nuk ka dërguar prova të reja, por email-et e shtetasit Nue Kalaj, që sipas tij, kompromentojnë gjithë sistemin e privatizimin të OSSH dhe nuk janë marrë parasysh më parë.

Recommended