Rudina/ Mesazhi i vellait perlot Manjola Nallbanin ‘live’ ne emision (15.12.17)

  • 6 years ago
Ne jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë në skenë ku ajo shfaq talentin për këngën. Por, sot Manjola Nallbani ishte në një rrëfim ndryshe. Këngëtarja foli për familjen dhe marrëdhënien me vëllanë e saj Eraldin.
Gjatë emisionit ?Rudina? në studio u shfaq një videomesazh I tij I cili përloti këngëtaren.
?Ne jemi një motër dhe një vëlla. Unë e kam më më shumë se vëlla Eraldin, unë kujdesesha shumë për të. Ne kemi patur një periudhë kur na u sëmur babai, i cili u paralizua dhe mua më ra një barrë më e madhe dhe më dukej sikur duhej të bëja dyfish. Tani është e kundërta, ai kujdeset për mua?, tha këngëtarja.
Ndërkohë Erald Nallbani përmes mesazhit të tij i shprehu mirënjohjen këngëtares për çdo gjë që ka bërë për të.
?Faleminderit që më dhatë mundësinë të falenderoj time motër përpara kamerave dhe jo pas siç jam mësuar gjithmonë. Motra ti për mua ke qenë dhe je, motër, nënë dhe shoqe. Më ke ndenjur pranë që kur kam qenë I vogël dhe tani që jam vetë prind. Nuk mjaftojë 1000 faqe libri të shkruaj ato që kam për të thënë për ty. Të kam shpirt dhe të uroj gjithë të mirat e kësaj bote. Të falenderoj për çdo gjë që ke bërë për mua?, tha Eraldi vëllai i këngëtares në videomesazh.

Recommended