Debati për qumështin me aflatoksinë, kreu i AFI: Rrezik produktet që shiten në rrugë

  • 6 years ago
TIRANE - Drejtori ekzekutiv i Albanian Food Industry (OJQ-ja që publikoi raportin me analizat për qumështin dhe mishin), Alban Zusi ka sqaruar në studion e Report Tv gjetjet e analizave për sigurinë ushqimore, i publikuar dy ditë më parë i cili ka alarmuar konsumatorët. AFI ngriti shqetësimin tre ditë më parë se produktet e qumështit dhe mishit të prodhuara në vend, përmbanin substanca të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve si aflatoksinë e cila shkakton kancer dhe salmonelë apo ngjyrues (në rastin e mishit).

Megjithatë, Zusi qetëson konsumatorët se gjetjet e raportit, pas analizave të bëra në prill-maj kur ministër i Bujqësisë ishte Edmond Panariti, nuk bëjnë fjalë për markat e kompanive serioze të prodhimit të qumështit në vend, por për qumështin dhe mishin që tregtohet në rrugë, krejtësisht i pakontrolluar dhe jashtë kushteve higjieno-sanitare. "Dua të qetësoj publikun se produktet nga kompanitë vendase janë të mira, problemi është për qumështin që shitet në shihe në trotuare, shitet nëpër bidonë në rrugë. I them konsumatorit, së pari blini produkte me emër, me brand, jo thjeshtë djath jugu, a qumësht pa emër, dhe çfarë është më e rëndësishme, kërkoni gjithmonë kuponin tatimor, sepse kjo është masa mbrojtëse më e mirë. Kur i kërkon shitësit kuponin tatimor, ai duhet të ketë një faturë nga prodhuesi, nëse jep faturë do të thotë që është në sistem dhe i kontrollueshëm nga analizat", u shpreh Zusi.

Recommended