Mbërrijnë ndihmat e BE-së, Xhaçka: Ju siguroj për transparencën e shpërndarjes së ndihmave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendet anëtare të Unionit dhe jo vetëm, të premten kanë dorëzuar zyrtarisht ndihmat e akorduara për Shqipërinë pas përmbytjeve të dhjetorit 2017.

Tashmë në qendrën e pritjes dhe administrimit të ndihmave për përmbytjet e fundit pranë komandës mbështetëse, ka filluar ardhja e ndihmave të para nga jashtë. Prezente sot, kur zyrtarisht nisi shpërndarja e ndihmave në Komandën Mbështetëse në Vaqarr, ishin ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka dhe përfaqësuesit diplomatikë të këtyre vendeve.

Ministrja Xhaçka falenderoi përfaqësuesit e vendeve që kanë ofruar ndihma për përballimin e kësaj situate dhe vlerësoi angazhimin e ushtarakëve shqiptarë.

Xhaçka: Mbështetja dhe asistenca e ofruar në kohë nevoje është një tjetër demonstrim i solidaritetit të fortë të familjes europiane, por edhe i taksa-paguesve europainë. Momente të tilla vetëm sa forcojnë akoma dhe më shumë miqësinë midis popujve duke i zgjeruar mundësitë për ne si politikanë, që kemi si detyrë gjithmonë të zbulojmë një arsye më shumë dhe një mjet më efikas për forcimin e marrëdhënieve midis shteteve fqinje, qofshin ato apo jo. Në emër të qeverisë shqiptare ju siguroj se të gjitha donacionet do përdoren për të ndihmuar edhe për të rikuperuar gjendjen pas katastrofës dhe mbi të gjitha, ju siguroj se shpërndarja e tyre do të jetë e hapur dhe transparente sipas nevojave reale që kanë të gjithë ata banorë që janë prekur dhe vuajnë sot pasojat e përmbytjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mberrijne-ndihmat-e-be-se-xhacka-ju-siguroj-transparencen-e-shperndarjes-se-ndihmave

Recommended