Ora News - Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Maqedoni: Presim çeljen e negociatave në 2018

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Pogradec po mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Maqedoni, një hap i rëndësishëm që do të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve por dhe do të ofrojnë më shumë zhvillim për qytetarët e dy vendeve. Zaev propozoi që mbledhja e dytë e përbashkët të bëhet në Strugë ose në Ohër

Shqipëria dhe Maqedonia zotohen të mundësojnë lëvizjen e lirë të mallrave. Rama dhe Zaev kanë vënë theksin tek bashkëpunimi i mëtejshëm. Kreu i qeverisë shqiptare premtoi reduktimin e masave në pikat doganore me Maqedoninë, ndërsa theksoi se një vëmendje të veçantë do të kenë edhe rrugët që lidhin dy vendet.

Kryeministri maqedonas foli për bashkëpunim në infrastrukturë dhe në fushën e sigurisë

Zoran Zaev: "Shqiptarët në Maqedoni janë një urë e vërtetë e bashkëpunimit. Presim në 2018 të nisim negociatat, si Shqipëria dhe Maqedonia për në BE. Maqedonia dhe Shqipëria ndajnë vizionin për një rajon me prosperitet të integruar në NATO. Mbështetja e Shqipërisë në këtë drejtim për Maqedoninë ka mirënjohje. Falenderoj qeverinë shqiptare për mbështetjen e Shqipërisë në NATO. Ftoj qeverinë që vitin tjetër të mbajmë mbledhjen e dytë të përbashkët në Ohër ose në Strugë

Kryeministri shqiptar Edi Rama e vlerësoi "një moment kyç për historinë e përbashkët".

Edi Rama: Kemi ndarë angazhimin dhe vendosmërinë për ndërtimin e një rajoni të ndërlidhur nga pikëpamja ekonomike dhe infrastrukturore pa barriera të panevojshme në qarkullimin e kapitalit, të njerëzve dhe ideve. Është parashikuar për një periudhë të shkurtër rehabilitimi i segmentit rrugor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë. Nuk ka dyshim për ne se vijueshmëria e këtij korridori do të sjellë përfitime të mëdha për dy ekonomitë, shkurtimin e distancën midis Tiranës dhe Shkupit si dhe më shumë akses të Maqedonisë me portet tona.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mblidhen-neser-qeverite-shqiperi-maqedoni-marreveshjet-qe-do-te-nenshkruhen

Recommended