Report TV - Romeo Kara: Prokuroria nuk ka dashur të konstatojë dëmet

  • 6 years ago
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Kuvendit dhe të ish-juristit të OSHEE, Romeo Kara për të mosmbyllur hetimet për dosjen e privatizimit të OSSH te kompania çeke, CEZ. Me këtë vendim të gjykatës, hetimet do vijojnë sipas raportit të dorëzuar nga komisioni .

Kara iu drejtua tre ditë më parë me një kërkesë gjykatës për të vijuar hetimet pasi po arkivohej një nga prej skandaleve më të mëdha në vend. Kërkesa u depozitua pas vendimit të Prokurorisë për të mbyllur dosjen e privatizimit. Pas këtij vendimi të gjykatës, ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara ka folur në një lidhje telefonike për Report TV dhe e cilësoi këtë një sinjal të mirë për drejtësinë. "Vendimi i gjykatës është një hapi i parë drejt drejtësisë për këtë çështje si dhe ka thënë që prokuroria s?ka dashur të konstatojë dëmet. Këta persona mund të tjetërsojnë pasurinë ose të prishin provat. Prokuroria nuk ka dashur të konstatojë dëmet?, është shprehur Kara për Report TV. Gjithashtu sipas ish- juristit, nëse kryhen hetime kjo çështje do të ketë edhe skandale të tjera brenda.

Recommended