Gjykata kthen për hetim çështjen “CEZ” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
.4 ditë pasi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe ish-juristi i OSSH-se Romeo Karaj kërkuan rihapje të hetimit për skandalin e CEZ, dhoma penale e Tiranës pranoi kërkesën. Gjykata vendosi qe te bëhen serish hetime per privatizimin e OSHEE. Balla tha se ky vendim rrëzoi Prokurorinë, e cila lexoi 5 mijë faqe materiale për 10 ditë.



Gjithashtu Balla u shpreh se Prokuroria nuk ka dashur të konstatonte dëmet e shkaktuara.



Balla e ish-juristi denoncuan mbylljen e hetimeve. Vendimi i Prokurorisë së Tiranës arkivonte një prej skandaleve më të mëdha në vend e që sipas socialisteve i kishte shkaktuar shtetit një dëm prej 414 mln eurosh. Mazhoranca beri përgjegjës për ketë dem ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrat e PD dhe Nue Kalaj mik i djalit të Berishës, që dyshohet se ka kryer transferta të dyshimta, por ka luajtur dhe rolin e ndërmjetësuesit. Socialistet kërkuan edhe nisjen e çështjes penale ndaj Shkëlzen Berishës.

Recommended