Ora News- Investimet e huaja në vend, Tabaku: Bilanci i qeverisë 'Rama' është zero

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike thotë se investimet e huaja në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm, kjo për shkak të shkatërrimit të klimës së biznesit. Deputetja Jorida Tabaku tha se kjo konfirmohet nga Banka e Shqipërisë, e cila sipas saj raporton se investimet e huaja janë 4.2 % më të ulëta se një vit më parë apo rreth 20 % më të ulëta se dy vjet më parë.

Jorida Tabaku: "Fatkeqësisht qeveria e Edi Ramës ka tërhequr 0 investime të huaja. Shqipëria mund dhe duhet të kishte qenë vendi kryesor mikëpritës i biznesit për shkak të taksave të ulta që kishte në vitin 2013, lehtësive ligjore, luftës ndaj korrupsionit dhe sigurisë juridike, por jo."

Ekonomia, thotë Tabaku po mbahet me investimet e sjella nga qeveria e Partisë demroaktike.

Jorida Tabaku: "Njësoj si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka e Botërore dhe Komisioni Europian, Banka e Shqipërisë raporton se Shqipëria rrezikon thatësirë të investimeve të huaja kur të përfundojnë këto dy projekte të mëdha. Të dhënat tregojnë se për 2 vite rresht 2015 dhe 2016, TAP- dhe Devolli përbën rreth 60% të investimev të huaja direkte në drejtësi.?

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/investimet-e-huaja-ne-vend-tabaku-bilanci-i-qeverise-rama-eshte-zero

Recommended