Report TV - Rama: Azili, rrugë pa krye, Collomb: 20% e refugjatëve në Francë shqiptarë

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm francez, Gerard Collomb i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, kreu i qeverisë Rama është ndalur te progresi i bërë nga Shqipëria në rrugën e anëtarësimit në BE. Rama tha se rruga e vetme për shqiptarët për të qenë pjesë e tregut europian të punës është ajo e reformave dhe çeljes së negociatave. Azilkërkimi tha Rama nuk është rruga e duhur për shqiptarët.
"E vetmja rrugë për shqiptarët në tregun e punës, është rruga e reformave, rruga e negociatave të BE dhe jo azilkërkimi.
Kryeministri Edi Rama i kujtoi ministrit të Brendshëm francez, Gerard Collomb sjelljen shembullore të tifozerisë shqiptare në Francë, gjatë Kampionatit Europian të Futbollit, ku Shqipëria merrte pjesë për herë të parë. (b.h/Shqiptarja.com )

Recommended