Ora News- Ministri francez tregon rrugët si shqiptarët ikin në Francë për azil

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqiptarët që largohen nga Shqipëria për të kërkuar azil në Francë nuk largohen vetëm nga Tirana por dhe nga kryeqytetet e tjera të vendeve të rajonit.

Ministri i Brendshëm i Frances ndodhet në Shqipëri pikërisht për të forcuar bashkëpunimin për të luftuar krimin e organizuar dhe ndaluar fenomenin e azilkërkimit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ministri francez, Gerard Collomb, tha se 20 % e azilkërkuesve në Francë janë shqiptarë.

Gerard Collomb: Do të ketë një bashkëpunim të fortë mes dy ministrave. Kjo është një marrëdhënie mirëbesimin. Kur shoh shifrat e qytetarëve shqiptarë që nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt Francës apo BE-së për mungesë dokumentacioni them se është pozitive. Me pak vënde kemi marrëveshje ku kthimi i personave që kanë përfundur procedurën, dhe Shqipëria e bën këtë.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/ministri-francez-tregon-rruget-si-shqiptaret-ikin-ne-france-azil

Recommended