Ora News- Rama siguron ministrin francez: Do frenojmë deri në fund azilkërkimin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb ndodhen në një konferencë të përbashkët për median.

Kryeministri tha se kishte informuar për rezultatet e reformës në drejtësi dhe me pritshmërinë që Shqipëria të marrë një rekomandim të pakushtëzuar nga Komisioni Europian dhe më pas çeljen e negociatave për BE.

"Kemi shpallur ambicien tonë në fund të këtij mandati të jetë një polici e standardeve europiane"

Rama informoi se kishin prekur dhe temën e emigracionit të paligjshëm dhe azilkërkimit

"Ne do punojmë për të vazhduar tia bëjmë të qartë qytetarëve shqiptarë se rruga e azilkërkimit jo vetëm që përbën në vetvete një rrugë të paligjshme por dhe një rrugë pa krye. Siç dëshmojnë vetë ata që në fund të kësaj rruge janë detyruar të rikthehen, përkthehet në kosto individuale e financiare. Vullneti ynë është i plotë dhe procesi i frenimit që ka nisur do të vazhdojë deri në fund."

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/rama-e-ministri-i-brendshem-francez-para-medias

Recommended