Qumështi kancerogjen, Panariti sqaron për Report TV denoncimin e tij në rrjete sociale

  • 6 years ago
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka sqaruar në një lidhje telefonike për Report Tv denoncimin e tij në rrjetet sociale për praninë e aflatoksinës në produktet e qumështit të prodhuar nga industria vendase. Panariti thotë se analizat janë bërë nga AFI, një OJQ, ndërsa shton se ose jemi përpara një megaskandali ose një megamashtrimi i cili nuk ndodh për herë të parë në vendin tonë.

Panariti kujton se në vitin 2012 u penalizua nga këto akuza të pavërteta, industria shqiptare e qumështit, në mënyrë që konsumatori shqiptar t'i drejtohej produkteve të importit. Për shkak tha Panariti është dënuar me 2 milionë dollarë gjobë edhe AKU për stisjen e këtij skandali.

Recommended