Ora News - Hazizaj: Procedura e Kuvendit për zgjedhjen e Prokurorit të përkohshëm, e gabuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj thotë se procedura e Kuvendit për të zgjedhur prokurorin e përkohshëm është e gabuar. Në studion e lajmeve të Ora News, ai tha se ligji është i drejtpërdrejtë dhe pa shumë interpretimi, që i jep mundësi kuvendit, por jo nëpërmjet që formës që ai ka zgjedhur.

Hazizaj tha se nuk është e nevojshme që procesit për një prokuror të përkohshëm ti japësh rëndësinë e procesit të një prokurori të mandatuar për 7 vjet.

Hazizaj: Nëpërmjet disa dispozitave specifike në ligjin për organizimin dhe funksionimin, përpikmërisht në nenin 109, vecanërisht paragrafi i dytë i ka dhënë të drejtën Kuvendit për të emëruar Prokurorin e përkohshëm në momentin që i mbaron mandati Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo nuk duhet parë e pavarur nga ligji në tërësi apo reforma në tërësi. Fakt për të cilën unë konstatoj se sot për herë të parë politika ka filluar të lexojë ligjin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hazizaj-procedura-e-kuvendit-zgjedhjen-e-prokurorit-te-perkohshem-e-gabuar

Recommended