Stop - Studentët një javë pa abone, kostoja finale njëlloj si të tjerët! (14 dhjetor 2017)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-73-sezoni-3/

Abonetë për studentët, në bazë të rregullores duhet të dalin në çdo datë 23 për muajin pasardhës. Por në Dhjetor, deri në javën e parë të muajit, nuk kishte abone. Studentët janë detyruar që për një javë të udhëtojnë me biletë ose të blejnë abone në treg të zi.

Në administratën e ?Qytetit Studenti? thonë se nuk kanë dijeni se kur vijnë abonetë, ndërsa vetë studentët shpjegojnë se nuk përfitojnë atë që u takon ligjërisht.

Sekretari i Transportit Urban, Ervin Shijaku thotë se fajin për vonesën e muajit Dhjetor e ka Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, por edhe festat që shtynë procesin.

Kamera e fshehtë e emisionit ?STOP? iu drejtua administratës së ?Qytetit Studenti? për të pyetur nëse kanë ardhur abonetë.

Studentja ? Unë jam e interesuar për abonetë. A kanë ardhur?

Punonjësja ? Vijnë sot, po ka shku për t?i marrë.

Studentja ? Po si ka mundësi se e di pse, neve si studentë i kemi paguar lekët që në datë 23.

Punonjësja ? E di shumë mirë, po ça të bëj unë? Kjo nuk varet nga ne.

Studentja ? Sot është data 4, tani 6 mijë lekë, mua më duhet të shkoj në punë, shkoj në shkollë.

Punonjësja ? Të kuptoj shumë mirë, e di shumë mirë.

Studentja ? Gati 2 mijë lekë në ditë: 5 x 2=10 (mijë lekë).

Punonjësja ? Mos vazhdo më se këtë gjë ia kemi thënë atyre të shoqatës.

Studentja ? Më shkon 16 mijë lekë, moj.

Punonjësja ? Po ça? Mos e merr fare, shko merre 16 që në fillim, që me datë 1. Ça të them unë?!

Studentja ? Po më leverdis këtu se jam studente.

Punonjësja ? Po të them pra që nuk varet nga ne dhe këtë ankesën e tre mijë studentëve ne ia kemi çuar atyre dhe nuk ka.

Studentja ? Pse i vonojnë?

Punonjësja ? Nuk e di.

Studentja ? Sepse do vazhdojë përsëri me Dhjetorin, kështu e njëjta situatë.

Punonjësja ? As nuk diskutohet se kështu është, me datë 3 ? 4 i marrim gjithmonë, sidomos kur vjen e shtuna, e diela në mes.

Studentja ? Po pra, këto të tjerët i kishin nxjerrë sepse thoshin: a doni abone në autobus?!

Punonjësja ? Kush të thoshte?

Studentja ? Për shembull Bashkia i ka nxjerrë këto.

Punonjësja ? Po janë të ndara moj vajzë, janë të ndara ato që shiten kështu nga Bashkia, janë të ndara këto tonat, të ndara ato të tjerat.

Studentja ? Po ç?taksirat kemi ne tani të paguajmë 16 (mijë lekë).

Punonjësja ? Po te neve nuk ankoheni dot, nuk kam ça të bëj.

Studentja ? Po ku të ankohemi?

Punonjësja ? Po ça të them unë?! Mos i marrim fare, ka rrezik muajin tjetër mos i marrim hiç edhe nuk do i merrni më po vazhduan kështu. Ka shumë mundësi që muajin tjetër të mos i marrim fare.

Një studente tregon se për të shkuar në shkollë i duhet të marrë dhe të kthehet me dy autobusë, pra i duhet të shpenzojë 160 lekë të reja në ditë. Ajo mundi të blejë abonenë e studentit, që kushton 600 lekë, më datë 5 Dhjetor, pasi kishte shpenzuar 800 lekë prej vonesës së sa...

Recommended