Report TV - Ekskluzive, Report Tv zbardh dosjen e sekuestros së 4.8 ha tokë

  • 6 years ago
ReportTv zbardh dosjen e plotë të falsifikimit të 4.8 hektarë tokë në plazhin e Dhërmiut. Sipas informacioneve që ReportTv ka mundur të sigurojë kjo sipërfaqe prej 4.8 hektarë është në pronësi të shtetasit Aristidh Dhimogjika.
Por si është përfituar kjo sipërfaqe toke në pjesën më të madhe të saj në plazhin e Dhërmiut. Siç dhe shihni në këtë faksimile rrugëtimi për të përfituar këtë sipërfaqe toke me dokumente false ka nisur në vitin 2003, 14 vite më parë.

?Konkretisht provohet se dokumentet bazë që kanë shërbyer për kthimin e kësaj pasurie, janë dokumente tërësisht të falsifikuara, për faktin se nuk janë marrë nga organet kompetente. Provohet se dokumenti Vendim nr. 888, datë 31/01/2003 i Këshillit të Bashkisë Himarë, në të cilin është pasqyruar fakti i njohjes së pasurisë me sipërfaqe prej 4.8 ha, është tërësisht i falsifikuar, për faktin se në mbledhjen e datës 31/01/2003 të Këshillit të Bashkisë Himarë, nuk është marrë ky vendim?, sqaron prokuroria në hetimet që ka kryer.

Recommended