Report TV - Përmbytjet, Rama opozitës: Morët groshët dhe orizin, po çizmet ç’i deshët?

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën nga foltorja e Kuvendit se kur ishte në pushtet lejoi ndërtimet pranë lumenjve, dhe këto banesa përmbyten pas reshjeve të shiut, ndërsa shtetit i kërkohet llogari për të kompensuar dëmet çdo vit.

Kreu i qeverisë kujtoi se kur PS erdhi në pushtet nuk gjeti asgjë në rezervat e shtetit, madje, tha ai, as groshë, oriz e çizme nuk kishte në depot shtetërore. "Ju lejuat ndërtimet pranë lumenjve e tani vini e kërkoni llogari a thua se jetoni në hënë. E bëtë shtetin e Shqipërisë karikaturën më qesharake. Ju morët dhe çizmet, mirë groshët e pilafin, por çizmet ç'i deshët, rezervat e shtetit. Dhe tani thoni çne këto ndihma. Sot që flasim, e dini sa njerëz ka pa drita në zonën e përmbytur aktualisht në Itali. Gjëja e parë për sigurinë e jetës, është fikja e nënstacioneve aty ku ka rrezik për përmbytje.

Paskësh premtuar se s'do ketë më përmbytje? kam premtuar se do ketë përmbytje nga dora e njeriut në qeveri dhe jo nga vullneti i natyrës, sepse kaskada e drinit e menaxhuar me telefon e përmbyti në mënyrë të hatashme nën-Shkodrën në një rast ku po të kishte një menaxhim tjetër s'do ishte nevoja t'i derdhej i gjithë uji i marrëzisë. Po të mos kishim pasur ato investime do kishim pasur një situatë tragjike.

Recommended