Braçe lexon kontratat: Ministrija e LSI i dha tokë familjes së Balilit pasi ishte shpallur në kërkim

  • 6 years ago
Gjatë interpelancës me ministrin e Bujqësisë, deputeti socialist Erion Braçe, ka bërë publike kontrata të lidhura mes ministrisë së Bujqësisë dhe kompanive të familjes Balili në vitin 2016, kur ky dikaster drejtohej nga ministri i LSI, Edmond Panariti.
?Qëllimi i politikës këtu e katër vite të shkuara ishte shumë i drejtë dhe do të sillte një përmirësim të rëndësishme në rast se do të ishte realizuar ashtu si ishte. POr si do ta shpjegoj edhe më poshtë qëllimi për të krijuar përmes kësaj politik ndërmarrje të mëdha bujqësore e blegtorale për të thithur mes tyre investime të mëdha në Buqësi, rritur produktivitetin, punësimin në fshat mbi të gjithas rezulton një qokë. Së pari në një qokë të rrezikshme kriminale, mbasi është nisur si partiake por për shkak të asgjensive ligjzbatuese vendase e të huaja nuk është më e tillë, është kriminale.

Unë nuk di të bëjë teatër Lulzim Basha. Unë nuk di të bëj teatër Monika Kryemadhi. Kjo është një kontratë e nënshkruar në 20/5/2016 midis Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë Balili & Co SHPK, ku ministria vendos në dispozicion të kësaj kompanie 21. hektarë tokë bujqësore në Buronjë të Delvinës në dispozicion. Kompania administrohet nga Bashkim Balili, një prej familjarëve të Kelmend Balilit dhe Klemend Balili nuk është aktor teatri. Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë kanë shpallur në kërkim Klemend Balilin.

Recommended