Report TV - Kryeprokurori, Vasili: Do refuzohet nga të gjithë ne

  • 6 years ago
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili e cilëson puç Kushtetues procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri.

I ftuar në 45 minuta nga Denis Minga në Report Tv, Vasili tha se autorët e këtij puçi do cilësohen puçistë dhe do akuzohen për tradhti kombëtare. Sipas tij Kushtetuta nuk parashikon zgjedhjen e një Kryeprokurori të Përkohshëm. "Është puç kushtetues. Procedura e ndjekur nga komisioni i ligjeve, dëgjesat e zhvilluara janë të paligjshme. S'ka asnjë nen kushtetues që të parashikojë këtë gjë. Nëse do vazhdojnë është dita e fundit kur në Shqipëri flitet për shtet ligjor. 60% e Kushtetutës ndryshoi në vitin 2016. Është një kushtetutë e mbështetur nga SHBA dhe BE të cilët e thanë haptaz konsiderojeni si kushtetutën tonë dhe kjo kushgtetutë dhunohet ditën për diell. Reagimi do jetë shumë i fortë. Ky prokuror do refuzohet të njihet nga ne dhe të gjithë shqiptarët. Ata që do ta konsiderojnë këtë do jenë puçistë të cilët do akuzohen për tradhti kombëtare. Çfarë do i mbrojë ligjit ky Kryeprokuror i cili ka ardhur në detyrë në shkelje me ligjin", tha Vasili.

Recommended