“Rojat e Taxhit” nje projekt provokues teatror

  • 6 years ago
Kërkimi më i fundit artistik i regjisorit Altin Basha mban titullin ?Rojat e Taxhit?. Edhe në këtë vepër mbështetur mbi tekstin e shkruar nga dramaturgu amerikan Rajiv Joseph, regjisori sjell një formë të re të bërit teatër paralelisht me angazhimin e tij për të nxitur te publiku procesin e mendimit.

Altin Basha: ?Merret me një element thelbësor që rezonon shumë fort në shoqërinë shqiptare që është bindja e verbër ndaj liderit. Shkatërrimi i miqësisë në emër të pushtetit dhe sigurisht ushtrimi i pushtetit në mënyrë autoritare?.

Gazmend Gjoka dhe Lulzim Zeqja, Humaxhani dhe Baburi janë dy rojet e ?Taj Mahalit?, monumentit shumë të studiuar për simbolikën e tij, nga mishërimi i bukurisë deri te i lavdisë së përjetshme që perandori Shah Jahan ndërtoi për bashkëshorten e tij të ndjerë Mumtaz Mahal. Dy miq të ngushtë që u ngarkohet një detyrë e vështirë, e cila në skenë shndërrohet në një sfidë fizike dhe psikologjike për dy aktorët që do të na rrëfejnë atë që studiuesit e referojnë si më afër të vërtetës së ?Taj Mahalit?.

Gazmend Gjoka: ?Dy personazhet fillojnë si roje dhe i nënshtrohen një kalvari njerëzor për fizikun e tij, për veprimet e tij, për mëndjen e tij?.

Lulzim Zeqja: ?Është sfiduese për energjinë, përcjell vepra?.

?Rojat e Taxhit? që eksploron të bukurën, autokracinë, tradhtinë e besimin në harmoni edhe me materialet filmike të realizuara nga Florian Çanga, nga e Premtja, premierë në Teatrin Kombëtar ?Kujtim Spahivogli?.

Recommended