Shpërndarja e shpërblimeve, fillojnë nga data 15 dhjetor - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë ata qytetarë që përfitojnë shpërblimin e fundvitit, do të nisin ta marrin atë nga dita e premte dt 15 e deri më 30 dhjetor.



Pensionistët do ta tërheqin shpërblimin në zyrat e postës, aty ku dhe marrin pensionit mujor.



Instituti i Sigurimeve Shoqërore si dhe Postat Shqiptare kanë përcaktuar një grafik të tërheqjes së shpërblimit me qëllim shmangien e radhëve të gjata.



Qeveria vendosi që pensionistët do të marrin 3 mijë lekë të reja, ndërsa kategoritë që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin 2 mijë lekë.



Nëse ata që nuk arrijnë të marrin shpërblimin brenda muajit dhjetor do të mund ta tërheqin atë edhe gjatë Janarit. Në total efekti financiar i shpërblimeve të fundvitit arrin në 2.2 miliard leke.

Recommended