Ora News- Shehu i kërkon llogari Bushatit për Jerusalemin, Ministri: Qëndrimi i Shqipërisë si BE

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çështja e Jerusalemit dhe rezoluta e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik u bë pjesë e diskutimeve në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti demokrat Tritan Shehu i kërkoi llogari Ministrit të Jashtëm Bushati duke e akuzuar se me qëndrimin e përcjellë përmes Ambasadorit në konferencën e OBI, të pakonsultuar as në Komisionin e Jashtëm dhe as me opozitën, e ka pozicionuar Shqipërinë kundër SHBA.

Në replikë me të, Bushati tha se në përputhje me Konventën e Vjenës, Presidenti, Kryeministri, Ministri i Jashtëm dhe ambasadori kanë plotfuqishmëri.

"Kjo është edhe arsyeja përse ai quhet i plotfuqishëm. Nuk do të vijë asnjëherë në Komision Ambasadori për të marrë mendim për këtë çështje".

Por Bushati tha se nuk ka një qëndrim të ri nga ana e Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/jerusalemi-shehu-i-kerkon-llogari-bushatit-rezoluten-e-organizates-se-bashkepunimit-islamik

Recommended