Ora News- “Alarm” mjedisor në Durrës, plehrat mbulojnë bregdetin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbetjet kanë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të bregdetit të Durrësit duke krijuar një situatë alarmi mjedisor.

Janë mbetjet që deti po kthen pas prurjeve të lumejve në këtë fillim muaji si materiale pastike, qelqi, spitalore dhe lëndë të tjera.

Lumejt Ishëm e Erzen derdhën sasi të mëdha mbetjesh në Adriatik , por ndryshimi i kahut të erës po i kthen në breg

Pamjet duhet të shërbejnë për autoritet për të ngritur një shqetësim për situatën, që tashmë ka alarmuar edhe vendet fqinje në veri, pasi një pjesë e materialeve po zhvendoset drejt bregdetit të Malit të zi e Kroacisë

Ky është një rrezik edhe për florën e faunën e zonës së prekur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/alarm-mjedisor-ne-durres-plehrat-mbulojne-bregdetin

Recommended