Ora News- Sindikatat në Greqi futen në grevë 24 orëshe kundër buxhetit 2018

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Greqia do të paralizohet të enjten nga një grevë 24 orëshe, që pritet të ketë ndikime në funksionimin e sektorit publik, por edhe atij privat.

Greva, që organizohet nga konfederata e përgjithshme sindikale e punonjësve grekë dhe unioni sindikal i sektorit publik, zhvillohet për të protestuar kundër buxhetit të vitit 2018, që është paraqitur në parlament për diskutim e më pas miratim me votat vetëm të maxhorancës.

?Punonjësit protestojnë kundër politikës anti popullore e cila vazhdon dhe pasqyrohet edhe në buxhetin e ri, por edhe në çdo masë që merr qeveria dhe që çon në rritje të papunësisë, në riciklim të recesionit dhe në ndërhyrje të shtetit dhe punëdhënësve në të drejtat e punonjësve?, nënvizohet në thirrjen që sindikatat u drejtuan anëtarëve të tyre për pjesëmarrje në grevë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sindikatat-ne-greqi-futen-ne-greve-24-oreshe-kunder-buxhetit-2018

Recommended