Report TV - AKSH nënshkruan marrëveshje me Dhomën e Noterëve

  • 6 years ago
Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj ka nënshrkuar një marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Noterëve, për ofrimin e shërbimeve noteriale në rrugë elektronike. Drejtoresha e AKSHI-t, u shpreh se, me anë të kësaj marrëveshje qytetarët mund të marrin shëbrime në kohë reale.

Në ambientet e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit është nënshkruar sot një marrëveshje e bashkëpunimit mes kreut të AKSHI-t, Mirlinda Kraçanaj dhe Presidentes së Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushaj.

Me anë të kësaj marrëveshje, noterët mund t?u shërbejnë qytetarëve shërbime të ndryshme online të ofruara përmes portalit e-Albania. Kjo marrëveshje përshpejton procedurat për marrjen në kohë reale të një sërë dokumentesh të nevojshme si cerfitikata perosnale apo familjare në rrugë elektronike.

Recommended