Ora News - Hajdari: Llalla uzurpoi dhe shndërroi në "vegla" Këshillin e Prokurorisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se veprimtaria e Adriatik Llallës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme përfundoi me uzurpimin e Këshillit të Prokurorisë.

Pjesë nga biseda:

Hajdaraj: Me Llallën kemi pasur një marrëdhënie pune pasi kemi punuar në prokurorinë e Tiranës por edhe marrëdhënie shoqërore. Zt. Llalla nuk kishte predispozitën që organi i prokurorisë të ecte në atë rrugë që prokurorëve t'u rriteshin sa më shumë garancitë dhe si pasojë e lobimit të fortë të Shoqatës së Prokurorëve siguruam edhe dy ndryshime të rëndësishme ligjore. E para, çdo prokuror që shkarkohej me dekret nuk kishte të drejtën e ankimimit.

Hila: E bëri Llalla detyrën e tij?

Hajdaraj: Zt. Llalla që ditën e parë në masën më të madhe që ka bërë ka përzgjedhur me kujdes Këshillin e Prokurorisë. E uzurpoi plotësisht dhe përfunduan në vegla që mbështesnin njëri-tjetrin dhe kjo është një histori e provojmë me prova.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hajdaraj-llalla-uzurpoi-dhe-shnderroi-ne-vegla-keshillin-e-prokurorise

Recommended