Report TV - Ferdinand Elezi: Duhen promovuar prokurorët më të ndershëm

  • 6 years ago
Kandidati për kryeprokuror, Ferdinand Elezi, prokuror në Durrës, ka shpalosur platformën e tij për këtë post, ku ka evidentuar dhe problematikat kryesore në sistemin e drejtësisë.

Kandidati Elezi tha se është fakt që sistemi i drejtësisë ka problematika të theksuara në luftën kundër kriminalitetit, korrupsionit, veprave penale që lidhen me trafiqet. Më tej, ai vuri theksin te shkrirja e disa institucioneve, duke e cilësuar këtë një vendimmarrje të gabuar, ndërsa shtoi se duhen marrë menjëherë masa për rritjen e efikasitetit.
?Është fakt që sistemi i drejtësisë ka problematika të theksuara në realizimin e ndjekjes penale, në luftë kundër kriminalitetit, korrupsionit, veprave penale që lidhen me trafiqet. Problematika konstatohen në tërësi edhe në vendimmarrjen e gjykatave, në të gjitha shkallët. Duhen promovuar prokurorët më të ndershëm, më të përkushtuar dhe që kanë rezultate në punën e tyre, ata që nuk e shohin detyrën e prokurorit të përgjithshëm, si funksion nga i cili mund të përfitohet. Duhen marrë menjëherë masa për rritjen e efikasitetit, në veçanti ndaj krimit të organizuar, i cili mund të bëhet nga ngritja e institucioneve të caktuara, Task-Forcës. Nxitja e hetimeve proaktive nga këto struktura në parandalimin e aktivitetit kriminal. Shkrirja e këtyre strukturave ka qenë e gabuar. Duhet ngritur Drejtoria e Përgjithshme e Inspektimit, që verifikonte ligjshmërinë e veprimtarisë së përditshme të prokurorëve, kjo deri në krijimin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Qëndrimet e gabuara kanë ardhur duke u shtuar. Është goxha e vështirë të bësh punën e prokurorit në këtë kohë", tha Elezi.

Recommended